Korçë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. Sipas informacioneve, dyshohet për të plagosur rëndë.
Siç shihet edhe nga pamjet, një mjet ka përfunduar në tokat anës rrugës. Nuk dihen ende rrethanat e shkaqeve të aksidentit.

