Aksident në aksin Korçë-Devoll/ Fshati Dishnicë, e reja shtyp kalin që i preu rrugën

schedule23:32 - 3 Shtator, 2024

schedule 23:32 - 3 Shtator, 2024

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Devoll. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05, në fshatin Dishnicë.

Një shtetase 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka shtypur një kalë që i preu rrugën. Për pasojë, ajo ka humbur kontrollin mbi drejtimin e e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasja është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al