Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit.
“Rreth orës 19:05, në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. D., 38 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtuese shtetasen M. D., 42 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Për pasojë kanë marrë dëmtime 4 pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, të cilët u transportuan për të marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Abcnews.al/