Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në kthesën për tek Ura e Hormovës. Mendohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrjedhën e Lumit Drino, duke rënë nga një lartësi mbi 15 metra.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe autoambulanca. Fatmirësisht raportohet se shoferi dhe pasagjeri në bordin e automjetit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, shtetasi L. C., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi R. Q., të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al