Një automjet tip Toyota është përplasur pasditen e sotme me një motor në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë. Ngjarja është shënuar në Tapizë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici.
“Më date 20.05.2021, në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz, në Tapizë, automjeti tip Toyota me drejtues shtetasin I. Xh.,56 vjeç është përplasur me një motor pa targa, me drejtues shtetasin B.S. I cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi I Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe grupi hetimor po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”, njofton policia. /abcnews.al



