Aksident në aksin Dukat-Babicë, përplasen dy makina, plagoset pasagjerja

schedule15:24 - 27 Korrik, 2024

schedule 15:24 - 27 Korrik, 2024

Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Dukat-Babicë, në rrugën e Bypass-it, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tragjasit”,

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një pasagjere, e cila u bllokua në automjet.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi TNT i planizuar në këtë aks rrugor, të cilët në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë përdorur pajisjet përkatëse për këto ndërhyrje, duke bërë të mundur nxjerrjen e shtetases së dëmtuar dhe drejtuesit të mjetit “Peugeot”, si dhe kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e shërbimit mjekësor.

Pasagjerja e dëmtuar është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/