Një aksident me pasojë vdekjen u shënua mbrëmjen e sotme në Gjoricë të Bulqizës.
Një automjet goditi një të moshuar i cili lëvizte në segmentin e ri të rrugës së Arbrit, në Gjoricë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin.
Viktima dyshohet se është shtetasi Rushit Rusi, rreth 70 – vjeç nga fshati Çerenec.
Ai ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë kur është goditur nga automjeti ende i paidentifikuar.
Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, i pari me pasojë vdekjen në këtë aks rrugor që nga ndërtimi i tij.
/abcnews.al/