Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë mbikalimit të Patokur. Sipas informacioneve paraprake një person ka humbur jetën pasi ishte duke lëvizur me çiklomotor në drejtim të kundërt.
Gazetari i ABC News ka mësuar se viktima, ende i paidentifikua, është goditur nga një trajler që po ecte në drejtim të veriut.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për veprime të mëtejshme.


