Aksident me vdekje në Thumanë

schedule18:36 - 29 Prill, 2024

schedule 18:36 - 29 Prill, 2024

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Thumanë. Mësohet se 60-vjeçari Hamit Gabili është goditur pasditen e kësaj të hëne nga një trajler në rrugën e Fabrikës së Çimentos.

Si pasojë, është shoqëruar drejtuesi i mjetit.

Ndërsa, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin ka aksidentuar shtetasin ,65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al