Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 25 vjeçari Ergest Qenani, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al

