Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Bishqem.
Një mjet furgon tip “Ford” është përplasur me një motoçikletë.
Për fat të keq drejtuesi i motoçikletës , 72 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Kujtojmë se një ditë më parë në të njëjtin aks ndodhi një tjetër aksident me vdekje, ku ndërroi jetë një 49-vjeçar, i cili u përplas për vdekje nga një makinë në afërsi të fshatit Karinë.
Njoftimi i policisë
/abcnews.al/