Dibër – Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Policia raporton se një këmbësor është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Edhe pse kanë kaluar disa orë që nga ngjarja e rëndë viktima ende nuk është identifikuar.
Policia ka arrestuar shoferin Hekuran Velia, 69-vjeç banues në Peshkopi.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 69 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në vendin e quajtur “Kuben”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor ende të paidentifikuar.
/abcnews.al/