Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident me vdekje në Lushnje-Fier, taksia përplas 70 vjeçarin

schedule19:48 - 18 Shkurt, 2026

schedule 19:48 - 18 Shkurt, 2026

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë–Fier, në fshatin Rrapëz. Një mjet taksi ka përplasur një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Sipas policisë, rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Genci Shahini, 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. Viktima dyshohet se ka tentuar të kalojë autostradën nga njëra anë në tjetrën.

Drejtuesi i mjetit, Genci Shahini, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



Njoftimi i policise:

” Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!