Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident me vdekje në Lushnje

schedule08:02 - 12 Shtator, 2025

schedule 08:02 - 12 Shtator, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e së premtes në autostradën Rrogozhinë Lushnje në afërsi të fshatit Konjat.

Autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka goditur nga pas një motomjet i drejtuar nga shtetasi Qemal Krasniqi 72 vjeç.

Goditja ka qenë fatale dhe 72 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen.

Trupi i të ndjerit është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjes ndërsa drejtuesi i autobusit shtetasi Hektor Lakuriqi është ndaluar deri në sqarimin e rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se mungesa e ndriçimit ka qënë shkak për përplasjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!