LEZHË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një motiçikletë, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit Mark Luci ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit/ abcnews.al