KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, paraditen e kësaj të enjteje.
Një person është plagosur dhe një tjetër ka humbur jetën, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Policia konfirmon se viktima është një grua 41-vjeçare, e identifikuar si Erjola Sinani.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit./abcnews.al

