Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, në Kavajë një automjet është përplasur me një çiklomotor. Raportohet se drejtuesi i çiklomotorrit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërsa drejtuesja e automjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.
/abcnews.al/