Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 19:40, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” ku shoferi 66-vjeçar i një motori ka përplasur një këmbësor.
Për pasojë, 50-vjeçari ka ndërruar jetë. Drejtuesi i motorit është shoqëruar në Komisariatin e Fierit. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.
NJOFTIMI
Informacion paraprakSot rreth 19:40, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” shtetasi Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin tip “Honda” ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar shtetasi Sh. K në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /abcews.al/