Një person ka humbur jetën pasditen e së martës në lagjen 15 në Durrës.
Një 40 vjeçar i identifikuar si Pëllumb Ndoi që po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka sekuestruar disa kamera sigurie të bizneseve që ndodhen pranë vendit të aksidentit për të identifikuar autorin e ngjarjes.
Ndërkaq, është gjetur dhe mjeti me të cilin u përplas për vdekje 40-vjeçari. Drejtuesi e kishte braktisur mjetin në afëri të Porto Romanos./abcnews.al