Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina përplaset me motorin në Divjakë, ndërron jetë 40 vjeçari

schedule19:39 - 14 Maj, 2023

schedule 19:39 - 14 Maj, 2023

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte” ku një automjet top Benz është përplasur me një motomjet. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E.

Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!