Aksident me vdekje në Burrel, viktima një 62-vjeçar

schedule09:48 - 5 Prill, 2024

schedule 09:48 - 5 Prill, 2024

BURREL- Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Burrel.

Policia thotë se një 62-vjeçar duke drejtuar mjetin është përplasur me një mur anësor.

Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al