Makina përplas për vdekje një person me biçikletë në Berat

schedule08:24 - 15 Gusht, 2022

schedule 08:24 - 15 Gusht, 2022

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës.

Aksidenti është regjistruar në orën 06:30 minuta në vendin e quajtur “Meteor”.

Një 31-vjeçar që ishte duke qarkulluar me automjetin e tij, tip Fiat Punto,me targa AA 667 LK, ka përplasur një burrë rreth 70-vjeç që po udhëtonte me biçikletë në rrugë.

Mjeti që drejtohej nga Marineo Bregu dhe biçikletisti ishin duke qarkulluar në të njëjtin sens kur makina e ka goditur të moshuarin nga prapa.

Fillimisht 70-vjeçari ka fluturuar në xhamin e përparmë të mjetit dhe më pas ka rënë në rrugë.

Trupi i të moshuarit ka ngelur disa minuta pa jetë në rrugë, në pritje të ambulancës dhe më pas është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.

Viktima është identifikuar me ermin Hamit Krasi,71 vjeç,nga Kuçova.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarkullimit rrugor ,të cilët kanë kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes.

Sipas policisë, shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia me të cilën automjeti ishte duke qarkulluar në këtë rrugë.
Njoftimi i policisë

Berat/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/