Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së dielës aksin rrugor Tapizë-Thumanë. Njoftohet se nga përplasja e dy automjeteve ka humbur jetën drejtuesi i një mjeti tip “Fiat”.
60-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues K. B., rreth 41 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 01.11.2020, rreth orës 08:15, në aksin rrugor Tapizë-Thumanë, shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin K. B., rreth 41 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi H. M., ndërsa shtetasi K. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. s.b/abcnews.al/