Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Baldushk–Vishnje.
Shtetasi Beqir Zela, 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al


