Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Prrenjas-Librazhd.
Rreth orës 05:30 në vendin Prrenjas Fshat Bilbil Shaha banues në Tiranë ka përplasur me makinë një person tjetër të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend.
Viktima nuk ka dokumente me vete dhe dyshohet se mund të jetë endacak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. / abcnews.al