Autobusi i linjes Tiranë-Athinë ka përplasur për vdekje këmbësorin në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Në një njoftim për mediat policia thotë se ka ndaluar shoferin e autobusit me iniciale L.R., ndërsa nuk ka ende informacion për identitetin dhe moshën e viktimës.
Mësohet se autobusi që u përfshi në aksident është i linjes Tiranë-Athinë me targa IOY 3660. Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë këmbësorin i cili ndodhej në cep të rrugës. Viktima rreth 50 vjeç është dërguar në morg, në pritje të interesimit të familjareve pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete, thanë burimet policore për Abc News.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelic, një autobus, me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç, banues Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet proceduriale. /abcnews.al