Aksident me pasoja fatale për futbollistin, shuhet 20-vjeçari turk

schedule13:38 - 21 Prill, 2020

schedule 13:38 - 21 Prill, 2020

Një aksident me makinë ka qëlluar fatal për Kaan Ozturk dhe i ka marrë jetën futbollistit. Djaloshi turk ishte vetëm 20 vjeç, shumë i ri për t’u larguar nga kjo botë. Lajmi është konfirmuar nga Eskisehirspor, klub që garon në divizionin e dytë të futbollit turk.

Ozturk aktivizohej në rolin e mesfushorit dhe Eskisehirspor ngushëllon familjarët për tragjedinë e ndodhur me anë të një postimi në Twitter. “Futbollisti ynë profesionist Kaan Öztürk, i cili është rritur me ne, vdiq mbrëmjen e kaluar në një aksident rrugor.

Ndajmë dhimbjen me familjen e djalit tonë dhe lutemi që Zoti ta mëshirojë atë, familjarët, të afërmit dhe të dashurit e tij”, lexohet në ngushëllimin e klubit turk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!