Aksident me një viktimë në Kamëz

schedule08:53 - 25 Shtator, 2024

schedule 08:53 - 25 Shtator, 2024

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Kamëz.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:50, në Valias, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, Ylli Loka 36 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al