Aksident me motoçikletë gjatë natës në Shëngjin, 37-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

schedule09:36 - 14 Shtator, 2022

schedule 09:36 - 14 Shtator, 2022

Një 37-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në spital, si pasojë e lëndimeve që mori, kur motoçikleta me të cilën po lëvizte doli nga rruga dhe u rrëzua.

Drejtuesi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Shëngjin.

Njoftimi i policisë

Lezhë / Informacion paraprak

Në Shëngjin, shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës me të cilën po lëvizte dhe për pasojë është rrëzuar.

Aktualisht, shtetasi Sh. M, ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/