Aksident masiv në Lezhë, lëndohen një grua dhe një fëmijë

schedule16:32 - 10 Maj, 2022

schedule 16:32 - 10 Maj, 2022

Një aksident masiv raportohet të ketë ndodhur në Lezhë, pasditen e sotme. Gazetari Gjergji Figuri raporton se janë përplasur tre automjete në aksin Lezhë-Milot.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar një grua dhe një fëmijë, të cilët janë dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se fillimisht janë përplasur dy automjete kokë më kokë dhe në aksident është përfshirë edhe një mjet tjetër që ndodhej pas tyre. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!