Tiranë-Nga aksidenti i rrethrrotullimit të Saukut kanë përfunduar në spitalin e Traumës dy të aksidentuar.
Mësohet se 40-vjeçari Vanion Cinari, mjek ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas dëmtimeve të marra. Ndërsa Alba Shehaj 32-vjeç gjithashtu ka mbetur e plagosur, dhe ka marrë dëmtime më të lehta.
Shkak i aksidentit dyshohet parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe më pas janë përfshirë edhe të makina të tjera të cilat kanë qenë në distancë të afërt.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al/