Aksident i trefishtë në Elbasan, tre të lënduar

schedule11:24 - 24 Janar, 2025

schedule 11:24 - 24 Janar, 2025

ELBASAN- Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik.

Në aksident janë përfshirë tri automjete të cilat pas përplasjes mes tyre janë shkatërruar pjesërisht.

Burime nga vendngjarja thonë se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe të paktën dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarja/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!