Një aksident me pasojë vdekjen e dy shtetasve ndodhi pasditen e sotme në Shkodër. Rreth orës 18:20, në aksin Shkodër-Hani i Hotit, automjeti në të cilin udhëtonin babë e bir u përplas me reklamën anësore në rrugë. Për pasojë, humbi jetën 32 vjeçari Valentin Buda dhe babai i tij Nikolle Buda 76 vjeç.
Sakaq, policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


