Një aksident i rëndë ka ndodhur më Unazën Lindore, në drejtim të Paskuqanit. Një 26-vjeçar, Lorenc Kaci ka humbur kontrollin mbi motomjetin që po drejtonte dhe është përplasur me bordurën anësore, për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
“Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia./abcnews.al