Aksident i rëndë në Shkodër, “Benz-i” del nga rruga dhe përplaset me murin

schedule07:35 - 29 Janar, 2022

schedule 07:35 - 29 Janar, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Shkodrës, ku një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe për pasoj është përplasur me një mur.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të lënduar por vetëm deme materiale. Siç shihet në pamjet e siguruara nga ABC makina është shkatërruar totalisht nga përplasjame murin.

Brenda makinës udhëtonin shoferi dhe një pasagjer të cilët nuk kanë pësuar lëndime, por vetëm tronditje. /abcnews.al