Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Vija e Vrakës, mbrëmjen e së dielës.
Nga raportimet e para mësohet se janë tre makina të cilat janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë janë plagosur të paktën 6 persona ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Siç raporton gazetari Simon Shkreli për abcnews.al, ky segment është i pa ndriçuar dhe shpejtësia e madhe mendohet të jenë shkak i aksidentit.
Policia dhe autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalin e Shkodrës./abcnews.al