Një i vdekur dhe nëntë të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë në Selanik. Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Selanik-Athinë në zonën e Halastra.
Një makinë, në të cilën udhëtonin emigrantët, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë. Të plagosurit u dërguan në spitalin Ippokratio në Selanik.
Policia po shqyrton mundësinë që të ketë qenë një transferim ilegal i emigrantëve. Rrethanat e aksidentit po hetohen nga Departamenti i Trafikut. g.v/abcnews.al