Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, dy viktima dhe tre të plagosur

schedule19:03 - 18 Tetor, 2023

schedule 19:03 - 18 Tetor, 2023

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë në “Rrugën e Kombit”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz”, automjeti tip “Ford”, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.



Nga aksidenti kanë humbur jetën S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!