Aksident i rëndë në Itali, vdes 32 vjeçari shqiptar, plagosen dy shokët e tij

schedule09:28 - 12 Tetor, 2024

schedule 09:28 - 12 Tetor, 2024

Një 32 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Frosinone të Italisë.

I riu po udhëtonte me një automjet tip Ford Focus së bashku me dy miq të tij, gjithashtu me origjinë shqiptare, kur për shkaqe ende të paqarta, makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga përplasja, trupi i të riut ka dalë nga makina dhe duke rënë në tokë.

Dy djemtë e tjerë në makinë janë dërguar në spitalin e Frosinone./abcnews.al