Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të shtune në Durrës. Si pasojë e një aksidenti rrugor dy persona humbën jetën.
Mësohet se dy viktimat, një burrë e një grua, ishin këmbësorë. Ata u përplasën nga një makinë tip “BMW” me targë AA 835 BD që drejtohej nga një 22-vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai është shoqëruar në komisariat.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 17/1 të qytetit bregdetar. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet./abcnews.al