Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së mërkurës në bypass-in e Vlorës në afërsi të fshatit Kaninë, me pasojë vdekjen e një 24 vjeçari.
Sipas policisë, i riu dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe për paasoë është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.
Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri 23 vjecar që udhëtonte me të është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al