Një aksident i rëndë me pasojë vdekje e një të mituri ka ndodhur në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”. Burime nga policia bëjnë të ditur se fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, 15-vjeçari, O.M. Ndërsa pasagjeri tjetër, gjithashtu 15 vjeç ndodhet në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al