Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e së enjtes në autostradën Levan-Tepelenë. Një drejtues motoçiklete humbi jetën pasi u përplas nga një makinë. Viktima është një 57-vjeçar me inicialet A.L, i cili banonte në Mollaj të Mallakastrës.
Ai u përplas nga një automjet tip “Range Rover” që drejtohej nga një 27-vjeçar. Për pasojë, viktima gjeti vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “24 Orëshi” rreth orës 9:00. Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al