Një burrë ka humbur jetën dhe gruaja e tij është plagosur rëndë pasi motori me të cilin po udhëtonin është përplasur me një trajler. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës në rrugën dytësore Laç-Milot. Viktima është Zenel Hysa, 52 vjeç, ndërsa gruaja e tij është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mësohet se ajo ndodhet në gjendje kritike për jetën. Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në polici. Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën trajlerit, por policia vazhdon hetimet për ngjarjen./abcnews.al