Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Elbasan- Cerrik, konkretisht në fshatin Shirgjan. Një autoveturë është përplasur me një motorr, duke bërë që drejtuesi i motorrit të plagoset rëndë dhe të përfundojë në rrugë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë ofruar ndihmën e parë duke e mbajtur në çadër të plagosurin, ndërsa më pas kanë lajmëruar policinë dhe zmbulancën.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështira në rrugë e stimuluar edhe nga mungesa e ndriçimit. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit, ndërsa policia është duke shkuar drejt vendit të ngjarjes.
Elbasan / Informacion paraprak:
Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi A.Sh., 25 vjeç, banues në Jagodin, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës , si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë .
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al
/abcnews.al