Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër – Koplik. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësore ku si pasojë gruaja ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit që ka aksidentuar për vdekje këmbësoren është 65 vjeçari Gjergj Durgaj i cili ka pësuar edhe vetë dëmtime nga përplasja.
Policia ka njoftuar se drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin e Shkodrës ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Policia ka theksuar në njoftimin e saj se këmbësorja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit është ende e paidentifikuar.
Njoftimi i policisë:
“Malësi e Madhe/Informacion Paraprak
Më datë 29.01.2020 ora 15:00, në aksin rrugor Koplik – Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e “Zhajës, fshati Zagorë, Malësi e Madhe, duke qene në drejtimin e mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. D. 65 vjeç, banues në fshatin Bzhetë, Malësi e Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetase, ende e pa identifikuar (këmbësore).
Drejtuesi i mjetit po dërgohet per ndihmë mjeksore në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër,
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”./abcnews.al