Një këmbësore ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot.
Mësohet se 65-vjeçarja ishte duke kaluar rrugën kur është aksidentuar për vdekje nga një makinë që vinte me shpejtësi tej normave të lejuara.
Shoferi është larguar nga vendngjarje bashkë me mjetin dhe policia është vënë në kërkim të tij. Policia ka identifikuar viktimën me banim në Sanxhak./abcnews.al