Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në aksin Shkodër–Koplik. Në njoftimin e policisë lokale thuhet se mjeti tip “Volkswagen” është përplasur me një mjet tip “Benz”.
Drejtuesi i kësaj të fundit, 26-vjeçari Nikola Sokolja ka gjetur vdekjen, ndërsa ka mbetur i plagosur, 59-vjeçari Lekë Malota, nga Malësia e Madhe.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara me të cilat po ecnin të dy mjetet./abcnews.al