Aksident i pazakontë: Breshka bën të moshuarën për spital, çfarë ndodhi në makinë

schedule13:14 - 23 Prill, 2021

schedule 13:14 - 23 Prill, 2021

Mund të duket si pjesë e një filmi, por është një ngjarje e vërtetë. Një e moshuar nga Florida e SHBA përfundoi në spital, pasi një breshkë e cila i ra nga “qielli” dhe e goditi në kokë.

Incidenti me të vërtetë i pabesueshëm ndodhi të mërkurën në mëngjes, kur 71-vjeçarja ishte në makinë me vajzën e saj.

Sipas Daytona Beach Neës-Journal, vajza ndaloi makinën dhe kërkoi ndihmë nga një automjet që kalonte, duke thirrur policinë.

“A ka një breshkë aty”, thotë shoferi që ndaloi, “një breshkë?” Një breshkë e vërtetë? », Pyet vajza që nuk mund ta besojë.

Breshka goditi nënën e saj në ballë. Ajo u mbulua me gjak kur u gjet, por nuk u lëndua rëndë. U transportua në spital pak më vonë  me ambulancë.

“Betohem në Zot se kjo grua ka fatin më të keq”, tha e bija.

Sa i përket breshkës, policia supozon se zvarraniku po kalonte rrugën dhe u lëshua në ajër nga një automjet tjetër./abcnews.al