Aksident i frikshëm: Tragjike, humb jetën sulmuesi nigerian

schedule14:58 - 22 Mars, 2020

schedule 14:58 - 22 Mars, 2020

Futbolli në Nigeri ka ndalur për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi. Së fundmi një lojtar, duke shfrytëzuar pushimin, ka menduar të udhëtojë drejt Enugu dhe më pas në kthim drejt Lagos ka gjetur vdekjen.

Bëhet fjalë për Ifeanyi George, i cili ka mbetur viktimë pas një aksidenti me makinë në Abudu. Sulmuesi ishte vetëm 26 vjeç dhe në makinë me të ishte edhe një tjetër futbollist i Enugu Rangers, si dhe një mik i tyre.

Gjendja e këtyre dy të fundit ende nuk dihet, por nga fotot e publikuara, shikohet qartë që kemi të bëjmë me një aksident të frikshëm. Makina me të cilën ata udhëtonin është përplasur me një mjet të tonazhit të lartë dhe është shkatërruar plotësisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!